LAJMI I FUNDIT:

Agnelli president i ri i Juves

Agnelli president i ri i Juves

Pronari i Juventusit, John Elkann, edhe zyrtarisht e ka emëruar Andrea Agnellin si president të ri të Juventusit.

Agnelli pritet të punojë përkrah Jean-Claude Blanc si president i ri i klubit. Ai pritet të mbajë së shpejti një konferencë për shtyp mbi synimet e tij, ndërsa John Elkann shprehet i kënaqur me emërimin e Agnellit si president.

“Duke parë situatën në muajt e fundit, jam i nderuar të prezantoj Andrea Agnellin. Duke e ditur se ai do të jetë kreu i Juventusit është inkurajuese për mua dhe një shenjë se Juventusin e pret një e ardhme e ndritur. Andrea Agnelli ka fituar përvojë në sport me vite të tëra dhe jam i sigurt se ai, Blanc dhe të gjithë të tjerët do të punojnë për të forcuar elementet e ekipit. U dëshiroj punë të mbarë”.

“Nuk dyshoj mbi vlerën e Juventusit. Shumë gjëra, siç është stadiumi i ri, e kanë forcuar klubin”, deklaroi Elkann për Tuttosport, ndërsa të njëjtën gjë e ka konfirmuar dhe klubi në faqen zyrtare. /Telegrafi/