LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho: Kurrë nuk do ta drejtoj Barcelonën

Jose Mourinho: Kurrë nuk do ta drejtoj Barcelonën

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, është betuar se ai kurrë nuk do të mendojë të drejtojë Barcelonën.

“Nuk jam aq budalla të mendoj se kjo urrejtje mund të shndërrohet në dashuri. E respektoj Barcelonën dhe kurrë nuk harroj se çfarë më dha ky klub në katër vite sa isha këtu, por diçka ka ndodhur në mua që është vështirë të bëhet pozitive”.

“Është shumë e qartë se do ta përfundoj karrierën pa e drejtuar Barcelonën”, ka thënë Mourinho.

Takimi mbrëmshëm ishte i 10-ti në mes të Mourinhos dhe Barcelonës në gjashtë vitet e fundit, me katalanasit që gjashtë herë janë përballur me Chelsean dhe katër herë me Interin.


Gjashtë prej këtyre ndeshjeve kanë qenë në fazën eliminuese, me Mourinho që tash ka eliminuar Barcelonën për të dytën herë. /Telegrafi/