Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar supersfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1-0, por që nuk mjaftoi që kampioni në fuqi të kualifikohet në finale të garës më të madhe të futbollit evropian për klube.
Takim i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1, ashtu që rezultati i përgjithshëm pas takimit kthyes në Camp Nou, është 3-2 në favor të Interit.
Nga minuta e parë e takimit, Barcelona ishte skuadër dominuese në fushë dhe loja zhvillohej në gjysmëfushën e Interit. Mirëpo, përkundër këtij dominimi, vendasit nuk arrinin të thyenin mbrojtjen e fortë mysafire, dhe njëherit arritën të krijojnë pak raste.
Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte i Leo Messit, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Julio Cesar (32’).
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë, ishte përjashtimi i Thiago Mottas me kartonin e dytë të verdhë (28’), megjithatë Blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë dhe pas 45 minutave rrjetat heshtën.
E njëjta skenë në fushë u shfaq edhe në pjesën e dytë, me dominim të plotë të Barcelonës, porse vështirë se thyhej Interi.
Nerazzurrët arritën të bëjnë rezistencë deri në minutën e 84, kur pas një pasimi të Xavit, mbrojtësi Gerard Pique shënoi golin e shpresës për Barcelonën.
Duke qenë se iu nevojitej vetëm edhe një gol për të kaluar në finale, Blaugranët shtuan edhe më shumë presionin para portës së Julio Cesar, mirëpo nuk arritën të realizojnë deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Interi të kalojë në finale.
Në finalen e madhe të Bernabeut, Interi do ta ketë kundërshtar Bayern Munichun që në gjysmëfinale eliminoi Lyonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova
Muric u përjashtua nga Kosova, trajneri i Ipswichit flet në konferencë për media për situatën
Cristiano Ronaldo nuk hezitoi të përmend dy idhujt e tij të futbollit
Fabio Capello zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë
Ten Hag tenton 'goditje nën brez' ndaj Ronaldos pas kritikave të portugezit
Shembulli i mirë dhe i keq se si menaxhohet klubi: Real Madridi dhe Barcelona në drejtime të kundërta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un
"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?