LAJMI I FUNDIT:

Olic i kënaqur me tre golat e shënuara kundër Lyonit

Olic i kënaqur me tre golat e shënuara kundër Lyonit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Olic, është më se i kënaqur që ka shënuar hat-trick për të ndihmuar ekipin gjerman të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët mbrëmë shënuan fitore bindëse me rezultat 3-0 me të tre golat e sulmuesit kroat dhe u kualifikuan për në finalen në Bernabeu me rezultat të përgjithshëm 4-0 (rezultati në Allianz Arena ishte 1-0).

“Nuk kam besuar se mund të fitojmë në këtë mënyrë. Të arrihen tre gola në një ndeshje të tillë vërtet është e mrekullueshme. Luajtëm vërtet mirë dhe tash jemi në finale. Mendova se ndeshja kundër Manchester United ishte më e mira në jetën time, por kjo është edhe më e mirë. Ekipi ma ka lehtësuar punën shumë”, ka thënë Olic. /Telegrafi/