LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Barcelona do të humbë pikë

Ronaldo: Barcelona do të humbë pikë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i bindur se Barcelona do të lëshojë pikë para fundit të sezonit.

Barcelona aktualisht mbetet me vetëm një pikë para Realit me edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

“Shpresoj se me edhe katër ndeshje të mbetura do të ketë disa befasi. Barcelona duhet ta vizitojë Villarrealin dhe Sevillan dhe mendoj se ata do të humbin pikë”.

“Ne, megjithatë, jemi të fuqishëm dhe mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që i kemi përpara. Për mua të mos fitosh asgjë është sikur të humbasësh vitin, por besoj se ne mund ta fitojmë ligën”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/