LAJMI I FUNDIT:

Schalke transferon Metzelderin

Schalke transferon Metzelderin

Tashmë edhe zyrtarisht, Schalke 04 është klubi i ri i mbrojtësit gjerman Christoph Metzelder, pasi që ky i fundit u transferua si lojtar i lirë nga Real Madridi.

Metzelder ka nënshkruar kontratë që e mban atë në Veltins Arena deri në vitin 2013.

Kështu, nga njëra anë, Metzelder largohet nga Real Madridi ku dështoi plotësisht dhe nga ana tjetër mbaroi luftën Wolfsburg-Schalke për firmën e tij. /Telegrafi/