LAJMI I FUNDIT:

Guti drejt Dubait?

Guti drejt Dubait?

Mesfushori i Real Madridit, Guti, është i gatshëm të transferohet në Dubai.

Sipas disa burimeve nga Spanja, Guti ka arritur marrëveshje për t’u larguar nga Real Madridi dhe për të kaluar në Dubai.

33-vjeçari muajin e kaluar bëri të ditur se planifikon të largohet nga Real Madridi pas fundit të sezonit, pasi ishte lënë jashtë ekipit për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Manuel Pellegrini.

Spanjolli është lidhur me një transferim në Angli, por oferta e pasur nga Dubai ka qenë shkak që ai të mendojë për një kalim në një klub të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Guti është një prej futbollistëve i cili ka dalë nga shkolla e të rinjve e Real Madridit dhe me të cilin klub ka fituar tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe pesë në La Liga. /Telegrafi/