LAJMI I FUNDIT:

Arshavin dëshiron të luajë në Barcelona

Arshavin dëshiron të luajë në Barcelona

Andrei Arshavin edhe një herë ka bërë të ditur se klubi i tij i zemrës është Barcelona.

Para se të kalonte në Arsenal, Arshavin u lidh me një kalim te gjiganti spanjoll dhe edhe haptas pati deklaruar se është tifoz i Barcës.

“Madje të luaj edhe vetëm një sezon për Barcelonën do ta arrinte kulmin e karrierës time. Barca është ekipi më i mirë në botë dhe shumë më pëlqen stili i tyre i lojës”.

“Por të shoh ata të luajnë kundër Arsenalit, kënaqësia shpejt mu shndërrua në vuajtje. Ata janë shumë më të mirë nga të gjithë në këtë moment”, ka thënë Arshavin. /Telegrafi/