LAJMI I FUNDIT:

Henry: Nuk duhet të biem pre e sjelljeve të Mourinhos

Henry: Nuk duhet të biem pre e sjelljeve të Mourinhos

Thierry Henry i ka porositur lojtarët e Barcelonës t’i injorojnë sjelljet e trajnerit të Interit, Jose Mourinho, në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Interi do të udhëtojë në Nou Camp me avantazh 3-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Giuseppe Meazza, derisa Barcelona do të ketë një punë të vështirë në tentim për t’u kualifikuar në finale.

“E kam njohur atë me vite nga koha e ndeshjeve në mes të Chelseat dhe Arsenalit. Kam mësuar të mos i kushtoj vëmendje dhe të mendoj vetëm për futbollin”, ka thënë Henry. /Telegrafi/