LAJMI I FUNDIT:

Seedorf kërkon qetësi në Milan

Seedorf kërkon qetësi në Milan

Clarence Seedorf ka kërkuar qetësi për fansat e Milanit pas disfatës së tyre të fundit nga Palermo.

Trajneri i Milanit, Leonardo, është pjesë e spekulimeve për shkarkim në fund të sezonit, por sipas Seedorf nuk është momenti i duhur për t’ia lënë fajin dikujt.

“Është e dukshme se këto thashetheme nuk japin qetësi, por ne jemi mësuar me faktin se në futboll flitni për të tilla gjëra në fund të sezonit. Kemi një objektiv shumë të qartë, të cilin do ta kuptojmë vetëm duke vazhduar të jemi të qetë”.

“Nuk arrijmë gjithmonë të fitojmë atë që duam. Do të preferoja të mos flasim për këtë gjë, siç bën edhe Leonardo. Në botë e dimë se këto gjëra ndodhin në fund të sezonit”, ka thënë Seedorf. /Telegrafi/