LAJMI I FUNDIT:

Toni: Lazio duhet t’i bëjë shërbim Romës

Toni: Lazio duhet t’i bëjë shërbim Romës

Sulmuesi i Romës, Luca Toni, thotë se ata kanë nevojë për ndihmën e Lazios gjatë këtij vikendi.

Pas disfatës nga Sampdoria gjatë vikendit, Roma tashmë ka humbur kreun Serie A ndaj Interit, që në ndeshjen e radhës do të përballet me Lazion.

“Është një situatë e vështirë. Ne duhet t’i fitojmë të tre ndeshjet dhe të shpresojmë se Interi do të humbasë pikë. Shpresoj që Lazio do të luajë një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Interit”.

“Kundër nerazurëve ata do të duhet të japin më të mirën dhe vërtet shpresoj se ata do ta bëjnë këtë. Por duke ditur se ata janë nga ‘ana’ e kundërt, nuk jam shumë i bindur”, ka thënë Toni. /Telegrafi/