LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Dua t’i ndihmoj Realit ta fitojë La Ligan

Kaka: Dua t’i ndihmoj Realit ta fitojë La Ligan

Ish- futbollisti më i mirë në botë, Ricardo Kaka, ka këmbëngulur se ai është gati të lë prapa lëndimet e tij për ta ndihmuar Realin ta fitojë titullin e 32-të në La Liga.

“Unë dua t’i ndihmoj Real Madridit ta fitojë këtë kampionat. Fizikisht jam mirë dhe ndjehem më mirë, por më duhet të punoj për të qenë gati”, theksoi Kaka për Marca.

Shumë njerëz kanë dyshuar mbi formën e Kakas pas rikthimit nga lëndimi, por pas paraqitjes së fundit në La Romareda të Zaragozas, ai ka heshtur gjithë kritikët e tij, duke bërë me dije se është ai i vjetri. /Telegrafi/