LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Do të jem i freskët për KB

Rooney: Do të jem i freskët për KB

Sulmuesi kryesor anglez, Wayne Rooney, ka deklaruar se është i frustruar për lëndimin e tij, por se garanton për një rikthim të freskët për Botërorin e këtij viti.

“Unë jam i kënaqur të kem luajtur mirë në vitin e Botërorit, por ka qenë e vështirë për shkak të lëndimeve që i kam marrë muajve të fundit. Jam i zhgënjyer që kam munguar në disa prej ndeshjeve kryesore javët e fundit”.

“Asnjë lojtari nuk i pëlqen të shikojë futboll, është vështirë kur e di se nuk mund të kesh ndikim në lojë. Është frustruese. Por, nëse do të përkushtohem, mund të jem më i freskët për Botërorin, që do të jetë i mirë për mua”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/