LAJMI I FUNDIT:

Dzeko: Nuk do të luaj për Milanin

Dzeko: Nuk do të luaj për Milanin

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, edhe pse nga njëra anë pranon se është tifoz i Milanit, nga ana tjetër ka mohuar spekulimet se ai do të luajë në një të ardhme të afërt për gjigantin italian.

Sipas spekulimeve të fundit, Milani kishte arritur marrëveshje me zyrtarët gjermanë dhe pritej vetëm prezantimi i Dzekos në fanellën e Milanit, por është vetë protagonisti ai që mohon çdo spekulim.

“Po, Milani është ekipi im i preferuar dhe për këtë arsye mediat më kanë lidhur me një kalim te Rossonerët. Kjo nuk do të thotë se unë do të luaj për Milanin vitin e ardhshëm”.

“Sezon tjetër me Wolfsburgun? Kam disa oferta të cilat janë duke i përpunuar agjentët. Nuk e di nëse do të qëndroj këtu edhe për një sezon”, tha Dzeko për Spox. /Telegrafi/