LAJMI I FUNDIT:

Përfundon sezoni për Van der Vaart

Përfundon sezoni për Van der Vaart

Siç njofton Marca, mesfushori holandez i Realit, Rafael Van der Vaart, pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit përkundër se stafi mjekësor i Realit që ka lënë hapur mundësinë që ai të kthehet më herët.

Van der Vaart pësoi një çarje në muskuj në minutat e para në takim ndaj Zaragozas, me ç’rast u zëvendësua nga Rauli që gjithashtu u lëndua.

Nëse holandezi rikthehet me kohë, do të mund të luajë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Mallorcas. /Telegrafi/