LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Kam nevojë për futboll të rregullt

Benzema: Kam nevojë për futboll të rregullt

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, ka shprehur dëshirën e tij për të pasur një rol më aktiv në ekipin e Pellegrinit, pasi që po shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë.

“Është kënaqësi t’i rikthehesh fushës, por është e komplikuar sepse nuk kam qenë në gjendje të shënoj në një numër ndeshjesh. Më mungon vazhdimësia. Edhe pse unë po stërvitem mirë, më duhet minutazhi për t’u përmirësuar”.

“Shpeshherë unë luaj më shumë, shpeshherë më pak, ky është vendim i trajnerit. Ky është klub i madh dhe kështu shkojnë gjërat këtu. Unë do të duhet të jem gati të luaj 5, 15 ose sado minuta që të më jepen”, u shpreh Benzema për Marca. /Telegrafi/