LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përcjell talentin kosovar Kamer Qaka

Barcelona përcjell talentin kosovar Kamer Qaka

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, raportohet se është duke e interesuar për mesfushorin kosovar, 15-vjeçarin Kamer Qaka, i cili vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.

Sipas gazetës “Dagbladet”, për shërbimet e të riut kosovar janë të interesuara edhe skuadrat e tjera evropiane, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.

“Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri. Përveç Barçës janë duke u interesuar edhe Hamburgu e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze. Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë", ka thënë Adem Qaka për gazetën norvegjeze.

Pavarësisht interesimit të klubit më të mirë në botë për të, Kamer Qaka duket se favorizon rivalin e përjetshëm të Barcelonës, Realin e Madridit. /Telegrafi/Koha/


Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori