LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli deklason Burnleyn

Liverpooli deklason Burnleyn

Liverpooli ka shënuar fitore të lartë në udhëtim te Burnley, duke e deklasuar këtë të fundit me rezultat 4-0, e njëkohësisht duke e larguar nga Liga Premier.

Liverpooli ishte skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, por golat erdhën në fraksionin e dytë. Steven Gerrard zhbllokoi rezultatin (52’) kur goditja e tij u devijua për të përfunduar në rrejt.

Kapiteni i Liverpoolit u paraqitet sërish në minutën e 59-të, kur shënoi një gol të shkëlqyer nga zona e rreptësisë për të dyfishuar epërsinë.

Pas një depërtimi në krahun e majtë të Burnleyt, Maxi Rodriguez, e pati të lehtë të shënonte golin e tretë të Redsave dhe të parin në fanellën e Liverpoolit.


Rezultatin përfundimtar në stadiumin Turf Moor e vendosi Ryan Babel në fundit të takimit.

Përkundër faktit që Liverpooli gjendet në pozitën e shtatë, ka vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në pozitën e katërt. Kështu, në luftë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve janë, Tottenhami, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpooli, dy javë para përfundimit të Ligës Premier.

Ndërkohë që Burnley edhe matematikisht bie nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori