LAJMI I FUNDIT:

Lazio siguron mbijetesën

Lazio siguron mbijetesën

Lazio ka siguruar mbijetesën tre javë para përfundimit të Series A, kur e mposhti Genoan në transfertë, kurse Fiorentina ka bërë një hap gjigant prapa, kur pësoi nga Chievo në shtëpi, për t’ia shuar vetes shpresat e kualifikimit në Evropë. Napoli vazhdon të jetë konstant dhe barazoi me Cagliarin në San Paolo.

Genoa në këtë takim hyri vetëm sa për t’i kënaqur tifozët, pasi që nuk kishte për çfarë të luante sepse ëndrrat për Evropë ishin shuar që moti. Rodrigo Palacio e kaloi në epërsi Genoan (8’), kurse dy golat tjerë në pjesën e parë nga Andre Dias (25’) dhe Sergio Floccari (32’), mjaftuan që Lazio të shënojë fitore prej 2-1 dhe të sigurojë kështu dhe matematikisht mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Fiorentina nga ana tjetër dështoi të fitojë përsëri, pasi la që në pjesën e dytë Sergio Pellisier (54’) dhe Sardo (75’) të shënojnë dy golat e fitores për 2-0 dhe fitoren e madhe të Chievos në Artemio Franchi. Fiorentina ka tani 46 pikë, dy më pak se Chievo në pozitat 10 respektivisht 11.

Napoli ia ka vështirësuar vetes punët për sigurimin e një vendi që çon në Europa League, pasi që barazoi në shtëpi ndaj Cagliarit duke lënë që Juventusi të ngjitet në pozitën e gjashtë. Tani Napoli gjendet në pozitën e shtatë me 53 pikë, një më pak se Juventusi në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori