LAJMI I FUNDIT:

Redknapp mbështet Bruce për të drejtuar United

Redknapp mbështet Bruce për të drejtuar United

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, e vlerëson menaxherin e Sunderlandit, Steve Bruce, si njeriun e duhur për të pasuar Sir Alex Ferguson në stolin e Manchester United.

“Bisedat kanë filluar edhe një herë se Fergie do të largohet si menaxher. Mos vëni bast për këtë. Ai ende e ka të njëjtën energji dhe entuziazëm rinor për futbollin si gjithmonë, por një ditë ai do të largohet nga detyra e klubit më të madh të këtij vendi. Emrat e kandidatëve të zakonshëm kanë në sipërfaqe”, ka shkruar Redknapp në kolumnen e tij për The Sun.

“Do të duhet një karakter i madh për të mbushur këpucën më të madhe në futbollin anglez, sigurisht. Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe David Moyes janë në mesin e tyre. Por unë do të doja ta shoh (Steve) Bruce të marrë këtë detyrë, kur kjo të jetë e lirë”.

“Ai ka qenë kapiten i klubit, andaj ai din si të punojë. Ai din se çfarë pritet nga punëtorët e United, lojtarët dhe trajnerët. Bruce ka punuar shumë mirë në klubet e mëhershme. Fansat do ta pranojnë atë menjëherë. Ai është United tashmë sa kohë”, ka shtuar më tej Redknapp. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori