LAJMI I FUNDIT:

Balotelli kërkon falje

Balotelli kërkon falje

Deklaratat sensacionale rreth çështjes Balotelli nuk kanë të ndalur, pasi që është vetë protagonisti ai që ka vendosur të kërkojë falje për veprimet e tij kontroverse, kur ai hodhi në tokë fanellën e Interit, pas vërshëllimave të gjyqtarit dhe ofendimeve të Mourinhos.

Më herët gjatë ditës tifozët ultras të Interit ia kanë shkruar një letër lamtumire Balotellit ku kërkonin që ai të largohej. Nuk vonoi shumë dhe Balotelli kërkoi falje në një intervistë për agjencinë ANSA.

“Unë do të doja të kërkoj falje për veprimet e mia të së martës mbrëma. Kur hyra në fushë dhe kur i pashë tifozët duke më vërshëllyer e trajnerin duke më bërtitur, e humba veten. Nuk kuptova asgjë dhe në fund e hodha fanellën time me nervozitet. Kërkoj falje që nuk isha në gjendje të mbaj nën kontroll tensionin dhe frustrimin që më kaploi”.

“Më duhet të them se nuk jam i hidhëruar me tifozët ultras të Interit. Ata gjithnjë më kanë mbështetur mua kur të tjerët më vërshëllenin. Për ata, unë dua që Inter të fitojë gjithçka dhe unë gjithmonë do ta nderoj këtë fanellë”, përfundoi Balotelli. /Telegrafi/