LAJMI I FUNDIT:

Benitez te Juve, çështje ditësh?

Benitez te Juve, çështje ditësh?

Presidenti i Juventusit, Jean Claude-Blanc, duket ta ketë marrë seriozisht nevojën e një revolucioni në klub, pasi që ai do të udhëtojë në Liverpul javën e ardhshme për të finalizuar marrëveshjen e transferimit të Rafael Benitezit, i cili ka garantuar se nuk ka pengesa që ai të shkojë në Torino.

Sipas Sky Sport 24, strategjia e Juventusit për një revolucion është e qartë. Së pari, Blanc do të nënshkruajë me Benitezin dhe pas kësaj, ai do të shkojë në Genoa për të nënshkruar me drejtorin e Sampdorias, Giuseppe Marotta, që do të ketë për detyrë ‘ushqimin’ e duhur të Benitezit me të holla.

Rafael Benitez do të përfitojë nga katër milionë euro për sezon me një bonus prej një milion eurosh për të zgjedhur stafin sipas dëshirave të tij.

Pritet që Juventusit t’i dalin telashe me kontratën e Benitezit, pasi që Liverpooli dëshiron 16 milionë euro për ta shkëputur atë, por drejtuesit e Juventusit besojnë se këtë mund ta bëjnë për një shumë të përgjysmuar. /Telegrafi/