LAJMI I FUNDIT:

Fabiano: Dua të luaj për United

Fabiano: Dua të luaj për United

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, thotë se ai dëshiron të luajë për kampionin e Anglisë, Manchester United.

29-vjeçari Fabiano ka marrëveshje me ekipin spanjoll deri në vitin 2011 dhe me siguri se do të larohet nga Sevilla gjatë kësaj vere. Braziliani vitin e kaluar ishte afër kalimit në Milan, por rosonerët nuk mundën të arrinin marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit.

“Nëse më pyetni cilin klub më së shumi e admiroj, ai është Manchester United. Nëse luani nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, atëherë sigurisht se do të fitoni titull ose ndonjë trofe tjetër të madh”, ka thënë Fabiano për Daily Express.

Fabiano ka të shënuar 90 gola në 187 paraqitje për Sevillan dhe do ta udhëheqë sulmin e Brazilit në Kupën Botërore në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/