LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Nuk do ta shesim Huntelaar

Galliani: Nuk do ta shesim Huntelaar

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata nuk planifikojnë ta shesin sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar.

Holandezi së fundi është lidhur me një kalim në kampionatin anglez, ku për të janë të interesuar një varg klubesh, përfshirë edhe Arsenalin dhe Manchester United.

Por pavarësisht komenteve të agjentit të lojtarit për një largim të tij, Galliani thotë se ai do të mbetet në San Siro.

“Milani nuk ka synime për të shitur Klaas-Jan Huntelaar”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/