LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Roma do ta fitojë Skudeton

Lippi: Roma do ta fitojë Skudeton

Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, është duke e përkrahur Romën ta mposhtë Interin në luftë për Skudeton.

Megjithatë Lippi beson se Interi do të jetë në gjendje të kënaqë veten duke fituar Ligën e Kampionëve.

“E shoh Romën si favorit pasi ata kanë një pikë avantazh dhe ata varen nga vetvetja, jo nga të tjerët. Roma ka një sezon të jashtëzakonshëm dhe shumica e meritave i takojnë trajnerit Claudio Ranieri”.

“Që kur e ka marrë drejtimin e klubit më herët gjatë sezonit, Ranieri ka pasur një periudhë impresive dhe është simbol i këtij ekipi të Romës. Ai ka sjellë përvojë dhe njohuri. Mendoj se Interi është favorit për ët fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Lippi. /Telegrafi/