LAJMI I FUNDIT:

Ribery e Mourinho drejt Old Traffordit?

Ribery e Mourinho drejt Old Traffordit?

Jose Mourino dhe Franck Ribery mësohet të jenë caqet kryesore të Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar veror.

Sipas burimeve brenda Unitedit, klubi nga Old Trafford dëshiron që t’ia ofrojë Dimitar Berbatovin skuadrës së Bayern Munichut plus 40 milionë euro për të sjellë Franck Riberyn në Mançester. Kjo ofertë do të ishte lehtë e pranueshme për drejtuesit bavarezë kur dihet se kontrata e Ribery skadon sezonin e ardhshëm.

Jose Mourinho me paraqitjen e djeshme të skuadrës së tij ndaj Barcelonës, më shumë se kurrë ka bindur drejtuesit e Old Trafford që ta përcaktojnë atë si pasuesin e Fergusonit.

Sidoqoftë, portugezi do të duhet të nënshkruajë një parakontratë në të cilën do të garantonte qëndrimin tek Inter dhe për një sezon, e më pas të transferohet në Old Trafford, në kohën kur dhe do të pensionohet Ferguson.


Asnjë prej këtyre spekulimeve nuk janë konfirmuar zyrtarisht, si nga agjentët e të lartpërmendurve ashtu edhe nga zyrtarët e klubeve respektive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori