LAJMI I FUNDIT:

Rikthim sensacional i Wiganit

Rikthim sensacional i Wiganit

Wigan Athletic është rikthyer nga disvantazhi prej 2-0, për ta mposhtur Arsenalin me rezultat 3-2, në takimin e javës së 35-të të Ligës Premier.

Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi, kur pas një pasimi të Bendtner, depërtoi bukur mes dy mbrojtësve dhe kaloi Topçinjtë në epërsi, ndërsa me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Arsenali dominoi ndeshjen, ndërsa porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (48’), Mickael Silvestre dyfishoi epërsinë me koka pas një krosimi nga këndi.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Ben Watson e bëri ndeshjen dramatike duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 2-1.


Deri në fund të ndeshjes vendasit shkaktuan presion dhe më në fund arritën ta barazojnë rezultatin, kur pas një gabimi të portierit Fabianski, Titus Bramble e barazoi rezultatin (89’).

Mirëpo, Wigani nuk u ndal me kaq, në minutën e parë shtesë, me një eurogol, Charles N’Zogbia shënoi për fitoren e vendasve, e cila ia siguron Wiganit qëndrimin në Ligën Premier.

Ndërkohë, pas kësaj humbjeje, Arsenali mund të përshëndetet nga çdo shpresë për titull, pasi që gjendet gjashtë pikë pas vendit të parë, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori