LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Tevez do të bëhet edhe më i mirë

Mancini: Tevez do të bëhet edhe më i mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Carlos Teves është shumë më i mirë tash se kur e mbante fanellën e Manchester United, por pret që sulmuesi të përmirësohet edhe më shumë.

Në prag të derbit të qytetit të Manchesterit, Tevez është një prej figurave kryesore për të cilin flitet, për shkak të transferimit të tij nga United në City.

Sulmuesi argjentinas në fanellën e United kishte shënuar 19 gola nga 63 paraqitje në Ligën Premier. Në fanellën e Cityt në Premier ai ka luajtur 28 ndeshje si fillestar dhe në dy prej tyre nga stoli dhe tashmë ka shënuar 22 gola në ligë dhe gjashtë në kupë.

“Carlos tashmë është futbollist i rëndësishëm për ne, por mund të përmirësohet edhe më shumë sezonin e ardhshëm. Ai tashmë ka përparuar këtë vit, pasi kurrë më herët nuk ka shënuar 28 gola”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Kalo në kategori