LAJMI I FUNDIT:

Wenger në biseda me Chamakh

Wenger në biseda me Chamakh

Arsenali raportohet se është në prag të nënshkrimit të një para-kontrate me sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh.

London Evening Standard shkruan se Arsenali pritet të sigurojë nënshkrimin e Chamakh me Arsene Wenger që tenton të ristrukturojë ekipin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Barcelona.

Në anën tjetër edhe Bordeaux u eliminua nga Evropa edhe pse Chamakh shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Lyonit, por në ndeshjen e parë ata ishin mposhtur me rezultat 3-1.

Kuptohet se Wenger do të hidhet në biseda me këshilltarët e sulmuesit gjatë disa ditëve të ardhshme në tentim për të finalizuar kushtet për marrëveshjen katërvjeçare, e cila pritet të kapë vlerën e rreth 3 milionë eurove.


Chamakh është pa kontratë në fund të sezonit dhe do të mund të transferohet si lojtar i lirë. /Telegrafi/