LAJMI I FUNDIT:

United transferon Hernandez

United transferon Hernandez

Manchester United ka bërë hapin e parë në merkaton e këtij viti duke transferuar sulmuesin meksikan Javier Hernandez nga klubi meksikan nga Guadalajara, Chivas.

‘Chicharito’ ka arritur marrëveshje me klubin dhe do të transferohet nga Chivas për një shumë që ende nuk është e definuar. Ai do të jetë lojtar i United nga 1 korriku i këtij viti. Hernandez javë më parë iu nënshtrua dhe testit mjekësor të cilin e kaloi me sukses.

“Jam i kënaqur që është arritur kjo marrëveshje me Chivas për të sjellë një sulmues kaq të mirë, që ishte në formë të jashtëzakonshme si për klubin ashtu dhe për kombëtaren. Ai do të jetë një transferim i mrekullueshëm për skuadrën tonë dhe ne do ta mirëpresim futbollistin tonë të parë meksikan gjatë verës”, ka thënë Ferguson rreth transferimit të ri.

Si pjesë e marrëveshjes, Manchester United do të luajë me klubin Chivas në nder të hapjes së stadiumit të ri të klubit meksikan në korrik. /Telegrafi/