LAJMI I FUNDIT:

Atletico pa gola në gjysmëfinale

Atletico pa gola në gjysmëfinale

Sezoni i Atletico Madridit ka marrë kah tjetër pas barazimit pa gola në Vicente Calderon ndaj Valencias në ndeshjen e dytë çerekfinale, me ç’rast Los Colchoneros kualifikohen falë golave si mysafir në Mestalla, ndeshje që pati përfunduar me rezultat 2-2.

Atletico Madridi i pati rastet në këtë takim tejet interesant, por pronësia në top u takoi mysafirëve nga Valencia të cilët nuk arritën të shënojnë golin e fitores.

Me këtë barazim pa gola, Atletico Madridi kualifikohet në gjysmëfinale falë golave si mysafir. Ky kualifikim do të thotë shumë për Atleticon pas një sezoni të konsideruar si katastrofal.

Spanjollët në gjysmëfinale do të luajnë kundër Liverpoolit që eliminoi Benfican me rezultat të përgjithshëm 5-3. /Telegrafi/