LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nëpërkëmb Benfican

Liverpooli nëpërkëmb Benfican

Të enjten mbrëma, Liverpooli dhe Benfica kanë zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale të Europa League, e cila përfundoi me rezultat 4-1 në favor të ekipit të Rafa Benitez.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Estadio da Luz përfundoi me fitoren e portugezëve me rezultat 2-1, ndërsa takimi i zhvilluar në Anfield i takoi skuadrës angleze, e cila fitoi me rezultat 4-1, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-3.

Të Kuqtë dominuan pjesën e parë duke arritur të realizojnë dy herë. Holandezi Dirk Kuyt kaloi vendasit në epërsi pas një krosimi nga këndi (27’), ndërsa Lucas Leiva dyfishoi epërsinë pas një pasimi të bukur të Steven Gerrard (34’).

Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit ata që menaxhonin lojën. Fernando Torres shënoi golin e tretë të Liverpoolit pas asistimit të Kuyt (59’).


Me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë (70’), Oscar Cardozo riktheu Benfican në lojë, me ç’rast i nevojitej vetëm edhe një gol për ta parë veten në gjysmëfinale.

Mirëpo, shpresat e portugezëve për kualifikim i shoi spanjolli Torres me golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Liverpoolin (82’).

Në gjysmëfinale, Liverpooli do ta ketë kundërshtar Atletico Madridin, që eliminoi Valencian falë golave në terren mysafir. /Telegrafi/