LAJMI I FUNDIT:

Mourinho dizajnon planin për ta ndalur Messin

Mourinho dizajnon planin për ta ndalur Messin

Jose Mourinho ka filluar të mendojë për sfidën ndaj Barcelonës, duke marrë menjëherë një laps, një letër dhe një DVD të Lionel Messit për të dizajnuar strategjinë e ndaljes së asit të Barcelonës.

Il Corriere dello Sport njofton se strategu i Interit ka filluar të planifikojë mënyra të ndryshme për të ndalur sulmuesin argjentinas kur klubet të takohen në gjysmëfinalen e parë më 20 prill në San Siro.

Krahas shikimit të DVD-ve të Messit me stafin e tij, Mourinho ka dërguar anëtarë të stafit për ta shikuar Messin në aksion ndaj Real Madridit në ‘el Classico’ të shtunën. Stafi i deleguar nga Mourinho do ta shikojë dhe ndeshjen e mesjavës që Barcelona e zhvillon kundër Deportivo La Corunas.

Më pas, Mourinho do të udhëtojë personalisht për të shikuar derbin ndaj Espanyolit më 17 prill, vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e parë.


Ai gjithashtu pritet të bëjë një plan mjaft përmbajtjesor që do t’ua shpjegojë mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti do t’i nënshtrohen mësimeve shtesë se si ta ndalin bashkëkombësin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Kalo në kategori