LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Kështu nuk fitohet Scudetto

Berlusconi: Kështu nuk fitohet Scudetto

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka vënë në pah fazën finale të Milanit, duke thënë se Scudetto nuk do të fitohet nëse sulmuesit nuk shënojnë më shumë gola.

“Sulmuesit tanë po luajnë shumë larg golit. Si mund të shënojnë gola të tillë? Kështu, nuk fitohet Scudetto”, tha Berlusconi.

Milani ka dështuar të shënojë në nëntë ndeshje këtë sezon, duke shënuar vetëm 52 gola, nëntë më pak se Interi. /Telegrafi/