LAJMI I FUNDIT:

Reina: Liverpooli prej klubeve më të mira në botë

Reina: Liverpooli prej klubeve më të mira në botë

Portieri spanjoll Pepe Reina ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me ekipin e Liverpoolit dhe thotë se edhe nëse dështojnë në Europa League dhe në garën për pozitën e katërt, ky do të vazhdojë të jetë një prej klubeve më të mira në botë.

Trajneri Rafa Benitez tashmë një kohë të gjatë ka paralajmëruar se ata janë në fund të negociatave me Reina për të vazhduar kontratën e tij. Daily Post ka shkruar se portieri mbrëmë ka nënshkruar marrëveshjen e re e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2016.

“Pse jam besnik ndaj Liverpoolit? Pasi jam i lumtur këtu dhe klubi është i lumtur me mua. Nuk shoh arsye për t’u larguar. Vërtet nuk e di si ta shpjegoj, por është fjala për ndjenjë. Ndjehem i dashur që nga fillimi i karrierës në Liverpool”.

“Nuk është që gjithmonë të jesh në klub më konkurrues ose në klubin më të madh në botë, është e rëndësishme të jesh në klubin e duhur. Dhe Liverpooli edhe është një prej klubeve më të mira në botë. Pavarësisht çfarë do të ndodhë me sezonin, edhe më tej flasim për Liverpoolin”, ka thënë Reina. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Kalo në kategori