Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë takuar në Teatrin e Ëndrrave për të zhvilluar ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-2, mirëpo ky rezultat i dërgon bavarezët në gjysmëfinale falë një goli më shumë të shënuar në terren mysafir.
Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Bayernit, ndërsa ndeshja e të mërkurës mbrëma në Old Trafford i takoi skuadrës vendase, e cila fitoi me rezultat 3-2, megjithatë me rezultat të barabartë 4-4, në gjysmëfinale u kualifikua skuadra gjermane.
Në gjysmën e parë, United shfaqi një lojë spektakolare duke shënuar tre gola, megjithatë bavarezët arritën të shënonin golin e shpresës pa përfunduar pjesa e parë.
Serinë e golave e hapi Darron Gibson, i cili në minutën e tretë realizoi nga distanca.
Pak minuta më pas (7’), Luis Nani dyfishoi epërsinë me një gol të bukur, pas një pasimi të Antonio Valencias.
Të njëjtët lojtarë u përfshinë edhe në golin e tretë të vendasve, ndërsa sërish Nani në një mënyrë edhe më të bukur e mposhti portierin Butt (41’).
Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Ivica Olic mposhti portierin Van der Sar (43’) për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Bayern Munichut në gjysmëfinale.
Në minutën e 50-të, gjërat u vështirësuan për Manchesterin, pasi që Rafael Da Silva u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje në Franck Riberyn.
Me epërsinë numerike në fushë, mysafirët shtuan presionin përpara portës vendase duke kërkuar golin që i dërgonte në gjysmëfinale.
Dhe këtë e arritën në minutën e 74, kur pas një krosimi nga këndi, Ribery e gjeti për mrekulli Arjen Robbenin, ndërsa ky i fundit në mënyrë edhe më të mirë shënoi golin e dytë të Bayernit, i cili do të thoshte se gjermanët luajnë në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Bayerni do ta ketë kundërshtar Lyonin që eliminoi skuadrën tjetër franceze, Bordeaux, me rezultat të përgjithshëm 3-2. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit