LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rooney mungon ndaj Bayernit

Zyrtare: Rooney mungon ndaj Bayernit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, përfundimisht ka hedhur poshtë mundësinë që Wayne Rooney të paraqitet në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në Old Trafford.

Rooney u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes së parë ndaj Bayernit, që sipas konfirmimeve do ta lë atë së paku tre javë jashtë fushave të blerta. Sidoqoftë, Rooney duket të ketë bërë progres dhe ka kërkuar nga Ferguson që ai të luajë.

Mirëpo, trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin e tij kryesor dhe ka marrë vendim: “Ai nuk do të luajë ndaj Bayernit. Nuk dua ta rrezikoj atë”.

Djajtë e Kuq duhet të shpresojnë në sulmuesin e ri italian Federico Macheda dhe për një ndikim të tijin në ndeshjen vendimtare të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/