LAJMI I FUNDIT:

Wenger shpreson ta eliminojë Barcën

Wenger shpreson ta eliminojë Barcën

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke shpresuar në përsëritjen e lojës kur Topçinjtë rikthyen rezultatin kundër Barcelonës në Emirates.

Arsenali llogaritet si jofavorit, pasi që rezultati nga ndeshja e parë prej 2-2 i përshtatet Barcelonës, para ndeshjes së dytë çerekfinale që zhvillohet në Camp Nou.

“Lojtarët janë rikthyer nga vdekja dhe besoj se mund ta bëjnë atë përsëri. Ata e dinë se i kanë shpëtuar eliminimit të parakohshëm nga gara dhe rastin duhet ta shfrytëzojmë sonte (e marte). Janë pashkët, koha e mrekullive. Ne duam ta bëjmë një të tillë sot”.

“Rikthimet e vonshme këtë sezon kanë treguar se ky ekip ka karakter. Ne kemi treguar qëndrueshmëri përgjatë sezonit. Ne jemi përjashtuar nga çdo garë në fillim të sezonit, por janë edhe pesë ndeshje në Ligën Premier që duhet të zhvillohen. Në Ligën e Kampionëve është e njëjtë. Njerëzit na kanë përjashtuar para kohe, por ne gati sa nuk e kemi eliminuar Barcelonën”, deklaroi Wenger.


Arsenali dhe Barcelona takohen të martën mbrëma në ndeshjen kthyese çerekfinale me fillim nga ora 20:45 në Camp Nou. /Telegrafi/