LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk arrin të gjejë trajner të ri

Juve nuk arrin të gjejë trajner të ri

Mediat italiane shkruajnë se Juventus po dështon në tentimin për të gjetur një trajner të përshtatshëm për ekipin.

La Republicca shkruan se drejtuesit e biankonerëve do të takohen nesër për të vlerësuar disfatën e shtunës ndaj Udineses, por planet për trajner të ri janë anuluar për dy javë.

Besimi që Cesare Prandelli i dha Fiorentinës, ka prishur planet e Juventusit, derisa Roberto Mancini (Manchester City), Rafa Benitez (Liverpool) dhe Laurent Blanc (Bordeaux) duket se të gjithë janë rehatuar në klubet e tyre.

Ajo që i bën drejtuesit e Juventusit edhe më të papërshtatshëm është suksesi i ish-trajnerëve të Juves dhe zyrtarëve nëpër Evropë.


Claudio Ranieri dhe Gian Paolo Montali tash ëndërrojnë të fitojnë skudeton me Romën, derisa Didier Deschamps sapo ka fituar Kupën e Francës me Marseille. Të tre emrat u larguan nga klubi nën bordin e tashëm që udhëheq Juventusin. /Telegrafi/