LAJMI I FUNDIT:

Van der Saar: Do ta mposhtim Bayernin edhe pa Rooneyn

Van der Saar: Do ta mposhtim Bayernin edhe pa Rooneyn

Portieri holandez i Manchester Unitedit, Edwin Van der Saar, ka harruar shpejtë disfatën ndaj Chelseat për të menduar për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, skuadër për të cilën mendon se mund të mposhtet edhe nëse Rooney nuk do të luajë.

“Gjëja e vetme që unë di për gjermanët është fuqia mentale, pasi që ata nuk u dorëzuan edhe kur ne ishim në avantazh. Natyrisht, kemi të bëjmë me fuqinë gjermane. Ata janë të fortë fizikisht dhe kanë besim në vetvete, gjë që i mban gjallë shpresat e tyre deri në momentin e fundit”.

“Dhe me një Louis Van Gaal në stol, ata kanë shtuar shumë gjasat për kualifikim, sepse sipas përvojës time unë e di që ai nuk lejon as të vetmin gabim. Ai është njeri për të cilin kam shumë respekt dhe njeri që di se si ta tejkalojë pengesën e quajtur Old Trafford”.

“Por, edhe ne kemi një trajner shumë të mirë. Ferguson e di më mirë se unë se çfarë është duke menduar Van Gaal. Ne e kemi përvojën dhe kualitetin për të tejkaluar Bayernin. Ne do ta mposhtim Bayernin edhe pa Rooneyn”, përfundoi Van der Saar. /Telegrafi/