LAJMI I FUNDIT:

City dhe United në luftë për Boateng

City dhe United në luftë për Boateng

Mbrojtësi i Hamburgbut, Jerome Boateng, është duke e parë veten në mes të një lufte mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, për të siguruar kartonin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Spekulohet se ‘qytetarët’ e Roberto Manicit janë në pole pozicion për të transferuar mbrojtësin në top formë, por edhe Ferguson ka shprehur interesim dhe së shpejti do të bëjë një ofertë konkrete.

City është pranë finalizimit të marrëveshjes me Boateng që vlen 11 milionë funte, por mbetet të shihet nëse United do t’ia prishë punët rivalit lokal. /Telegrafi/