LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Nuk jam strateg sulmues

Ancelotti: Nuk jam strateg sulmues

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qeshur me pohimet e fundit se skuadra e tij duhet të sulmojë nga fillimi ndaj Manchester Unitedit nëse dëshiron ta fitojë titullin.

“Nuk e konsideroj veten të jem një strateg sulmues. Unë jam italian dhe filozofia e futbollist italian është defensiva. Më pëlqen baraspesha. Jam strateg i balancuar”.

“Ky është synimi ynë, të sulmojmë dhe të luajmë futboll, por gjëja e parë është që të vazhdojmë me baraspeshën, sepse nuk dua të pranoj gol”.

“Mënyra më e lehtë për të shënuar janë kundërsulmet. Në Itali, skuadra që fiton titullin nuk është ajo që shënon më shumë, por ajo që pranon më pak gola”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/