LAJMI I FUNDIT:

Vieri çon Interin në gjykatë për Calciopolin

Vieri çon Interin në gjykatë për Calciopolin

Ish-ylli i Interit, Christian Vieri, ka kërkuar nga prokurorët e federatës italiane të futbollit (FIGC) që t’ia marrin Interit Scudetton e vitit 2005-06 dhe t’ia japin Romës.

Kërkesa e 36- vjeçarit bazohet në pohimet e tij se ishte viktimë e spiunazhit, duke thënë se klubi e ka përgjuar atë. Në gjithë këtë rrëmujë është përfshirë skuadra e Interit dhe kompania Telecom Italia.

Skuadra e Morattit fitoi një Scudetto në vitin 2005-06 pasi që po ky titull iu morr Juventusit në kohën kur Calciopoli ishte aktual . Nëse Vieri do të ketë sukses, Scudettoja do të duhet t’i jepet Romës, që atëkohë e zuri vendin e dytë.

Seanca e parë dëgjimore rreth kësaj çështje do të mbahet së shpejti në Milano.


Këto pohime të Vierit sigurisht se do të shkaktojnë një vale të re spekulimesh në Itali, në kohën kur Calciopoli ende është një temë kontroverse, me shumë fansa të futbollit italian, që mendojnë se krijues është Massimo Moratti dhe Telecom Italia. /Telegrafi/