LAJMI I FUNDIT:

Clijsters eliminon Justin Henin

Clijsters eliminon Justin Henin

Kim Clijsters është fituese e një dueli dramatik me belgen tjetër Justin Henin, për të arritur në finale të turneut Sony Ericsson Open, ku do të ketë përballë Venus Williams.

Fitorja prej 6-2, 6-7 dhe 7-6 e Clijsters do të thotë se të shtunën ajo do të luftojë për titullin e saj të 37-të në karrierë.

Williams nga ana tjetër vazhdoi me super-formën e saj me fitoren e 15-të me radhë me rezultat 6-3 dhe 6-4 ndaj Marion Bartoli. /Telegrafi/