LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Ligue 1 në nivel me PL dhe La Liga

Wenger: Ligue 1 në nivel me PL dhe La Liga

Arsene Wenger ka thënë se ai është tejet i impresionuar me standardin e lojës të aplikuar nga skuadrat e Ligue 1 të Francës, duke thënë se ata janë shumë pranë nivelit të skuadrave nga La Liga dhe Liga Premier, sidomos pas sukseseve në Ligën e Kampionëve.

“Klubet franceze po përparojnë. Ato nuk janë ende si ato të Spanjës ose Anglisë, por ato janë shumë pranë. Kampionati Francez është tri herë më i fortë se tri vite më parë”.

“Shumë është investuar, të drejtat televizive janë më të shtrenjta se më parë dhe taksat janë të veçanta. Kjo i lejon ata të mbajnë futbollist si Yoann Gourcuff dhe të jenë atraktivë për emrat tjerë jashtë Francës”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/