LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: ‘El Classico’, dueli më i parëndësishëm

Guardiola: ‘El Classico’, dueli më i parëndësishëm

Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos, ka thënë se ‘el Classico’ është ndeshja më e parëndësishme e mbetur e këtij sezoni, dhe se nuk do të merr fund bota në derbin më të madh botëror për klube.

“Ne do të jetojmë jetën para ndeshjes në Bernabeu dhe më pas kemi ndeshje shumë më të rëndësishme. Kemi edhe shumë pikë për të fituar, dhe ndeshjet tjera janë shumë më të vështira se sa ajo ndaj Real Madridit”, është shprehur trajneri spanjoll.

I pyetur për paraqitjen e ekipit të tij ndaj Arsenalit, Guardiola sqaroi: “Synimi i ekipit është që të vazhdojë kështu. Ne jemi në një trajektore të mirë, por janë edhe faktorët tjerë ndikues: ekipi kundërshtar e mban topin, stadiumi, etj…Kështu që nesër nuk duhet të dalim për të përsëritur një paraqitje të tillë”, ka thënë Guardiola për Marca. /Telegrafi/