LAJMI I FUNDIT:

Guti largohet në verë?

Guti largohet në verë?

Mesfushori kreativ i Real Madridit, Jose Maria Guti është në rrugë për t’u larguar nga Real Madridi, pasi një klub nga Dubai i ka bërë atij një ofertë mjaft luksoze.

El Mundo Deportivo spekulon se agjenti i Gutit, Zoran Vekic, është i katranosur me Valdanon për të marrë pagesën e fundit prej 5 milionë eurosh nga sezoni i kaluar në mënyrë që ai të largohet gjatë kësaj vere.

Guti në fillim të këtij sezoni ishte fantastik por që pas humbjes skandaloze ndaj Alcorconit gjërat për të kanë ndryshuar. Ai është zgjedhja e dytë e Pellegrinit dhe në fillim të sezonit shprehu dëshirën për t’u larguar nga Real Madridi.

As Reali e as përfaqësuesit e Gutit nuk i kanë konfirmuar këto spekulime. /Telegrafi/