LAJMI I FUNDIT:

Zaccheroni: Duhet të ndezim motorët

Zaccheroni: Duhet të ndezim motorët

Alberto Zaccheroni thotë se i ka porositur futbollistët e tij që të ndezin motorët, në mënyrë që fundi i sezonit të sjellë të paktën pozitën e katërt në tabelë.

“Ne kemi hyrë vonë në kampionat dhe duhet të ndezim motorët. Koha është që të nxitojmë sepse gara për pozitën e katërt ka filluar të bëhet vendimtare”.

“Për herë të parë kemi punuar të gjithë një javë së bashku. Ne duhet të fitojmë ndaj Udineses, të cilët në skuadër kanë golashënuesin më të mire, Antonio Di Natale”, tha Zaccheroni.

Juentusi do të udhëtojë në Friulli pa Buffonin, Caceresin, Chiellinin dhe Iaquintan. /Telegrafi/