LAJMI I FUNDIT:

Nani: Duhet ta mposhtim Chelsean

Nani: Duhet ta mposhtim Chelsean

Anësori i Manchester United, Nani, thotë se është vendimtare që ata të mos e lejojnë Chelsean të rikthehet në garën për titull.

Chelsea ka nevojë për tre pikë në takimin e nesërm kundër United për të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier.

“Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë para rivalëve tanë dhe të mos i lejojmë ata të fitojnë kurajë. Do të jetë një rezultat i madh nëse fitojmë në ndeshjen e të shtunës. Kjo do të na japë një shans të madh për të fituar ligën”, ka thënë Nani. /Telegrafi/