LAJMI I FUNDIT:

Zidane mbështet Kakan dhe Pellegrinin

Zidane mbështet Kakan dhe Pellegrinin

Këshilltari i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka dyshime për të ardhmen e mesfushorit Kaka dhe trajnerit Manuel Pellegrini në klub.

Kaka ka dështuar të plotësojë pritjet e mëdha nga ai këtë sezon dhe po dështon të rikthejë formën e tij më të mirë.

“Nuk kam dyshime për brazilianin. Do të shohim më të mirën nga ai. Pellegrini? Nuk e njoh atë aq mirë. Por unë do ta mbaja atë këtu”, ka thënë Zidane./Telegrafi/